Jashari 90 minuta në fushë, Milani mposhtet me goleadë në San Siro

Nga A2 CNN
28 Tetor 2026, 23:07 | Futboll

Jashari 90 minuta në fushë, Milani mposhtet me goleadë në

Milani ka humbur thellë me shifrat 4-2 në ndeshjen e javës së 9 të Serisë A, ndaj Bolonjës.

Me Ardon Jasharin titullar, kuqezinjtë e panë veten në disavantazh, por me dy gola të Cisse përmbysën shifrat që në pjesën e parë, shkruan A2.

Bolonja nuk u dorëzua dhe me Mbangula që shënoi tre gola, “pushtoi” San Siron me rezultatin 4-2.

Ndërkohë, Interi fitoi në transfertë ndaj Venecias falë dy autogolave në minutat e fundit nga Moreno dhe Adams.

Me këtë fitore, Interi i bashkohet sërish Lazios në krye të klasifikimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos