Avioni me 128 pasagjerë ulet me sukses pas problemeve në motor dhe goma

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 21:52 | Aktualitet

Një avion Boeing 767 i kompanisë Air Canada, me 128 pasagjerë në bord, ia doli të rikthehej me sukses në aeroportin e Barajas në Madrid pas problemeve në motor dhe një gome të çarë që e detyroi pilotin të qëndronte në ajër për disa orë për të djegur karburantin, përpara se të ulej.

Avioni Boeing Co 767-300ER, i cili u nis nga aeroporti i Madridit me destinacion Toronton, u rikthye në aeroportin e Barajas pas 4 orësh me një grup makinash zjarrfikëse që e prisnin në pistë për shkak të dëmtimit të gomave.

Sipas një njoftimi zyrtar nga operatori i aeroportit, AENA, avioni ia doli të ulej në pistë pa asnjë lloj incidenti dhe pasagjerët u nxorën prej tij pa asnjë lëndim.

Ministri spanjoll i Transporteve, Jose Luis Abalos reagoi në Twitter për ngjarjen e pazakonte duke falënderuar pilotin dhe stafin e tij mbështetës për ekspertizën e treguar.

https://www.youtube.com/watch?v=G5GEg4pb6k4

Kompania “Air Canada” informon se piloti bëri xhiro në qiell për më shumë se 4 orë për të ulur peshën e tij për të mundësuar një ulje sa më të sigurtë pasi 1 nga 10 gomat e tij ishte dëmtuar rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos