
OSBE ka dërguar në Komisionin e Venecias rishikimin e tyre mbi draftin e ligjit mbi mediat Audiovizive dhe Elektronike, i njohur nga publiku edhe si ligji “antishpifje”.
Është vetë përfaqësuesi i OSBE për Lirinë e Mediave, Harlem Desir, që pohon nismën e organizatës ndërkombëtare me anë të një postimi në rrjetet sociale.
I sent to Venice Commission @VeniceComm @CoE our legal reviews on #Albania draft laws on Audiovisual Media & Electronic Communications, after Parliament postponed the vote last week. This is an important opportunity to make further improvements before a new vote of the Parliament
— OSCE media freedom (@OSCE_RFoM) February 3, 2020
“Kjo është një mundësi e rëndësishme për të kryer përmirësime të mëtejshme para votimit tëri në Parlament”, komenton në postimin e tij Desir. (A2 Televizion)