
Një pilot në Belgjikë i shpëtoi për mrekulli vdekjes, pasi u përplas me avionin e tij në rrugët e qytetit historik, Bryzh.
Në pamjet e publikuara nga VTM, shihet avioni teksa po rrëzohet në mes të një rruge kryesore, por fatmirësisht piloti hapi në kohë parashutën, çka lejoi që zbritja të ishte e butë. Sipas autoriteteve, ishte pikërisht parashuta që i shpëtoi jetën dhe bëri që piloti të dilte vetëm me lëndime të vogla nga avioni.
Të gjithë shoferët që po kalonin në rrugë në ato momente, hapën krahun dhe arritën të shmangnin kontaktin. Autoritetet po hetojnë çfarë shkaktoi rrëzimin e aeroplanit dyvendësh. (A2 Televizion)