Pozitiviteti mbetet 50%, por fundjava përgjysmon testimet për Covid-19

Nga A2 CNN
18 Korrik 2022, 17:56 | Aktualitet
Pozitiviteti mbetet 50%, por fundjava përgjysmon testimet për Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 937 testime, gjysma krahasuar me një ditë më parë, ndërsa pozitiviteti mbetet në shifra alarmante, gati 50% me 427 persona të infektuar.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person i prekur me koronavirus.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Fieri 84 vjeçe.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 937 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 427 qytetarë, në këto bashki:

220 në Tiranë, 21 në Fier, 20 në Lushnje, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 15 në Durrës, nga 12 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 10 në Divjakë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Krujë, Dibër, nga 6 qytetarë në Mirditë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Finiq, Gramsh, nga 2 qytetarë në Has, Mallakastër, Delvinë, Përmet, nga 1 qytetar në Pukë, Lezhë, Selenicë, Himarë, 

Janë 9,201 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Fieri 84 vjeçe.

Janë shëruar 789 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 284,013 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         427

Të shëruar në 24 orë        789

Të shtruar në spitale          34

Humbje jete në 24 orë         1

Testime ditore                  937

Testime totale               1,885,330

Raste pozitive                  296,732

Raste të shëruara              284,013

Raste Aktive                        9,201

Humbje jete                         3,518

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            5,591

Durrës                    742

Fier                                          728

Shkodër                                 432

Vlorë                                       429

Berat                                       315

Elbasan                   284

Gjirokastër                           213

Lezhë                                    179

Korçë                                    134

Dibër                                     95

Kukës                                    59 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos