All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Avioni përfshihet nga flakët para ngritjes nga pista, tmerr për skuadrën e femrave të Arsenalit

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 19:09 | Bota
All - Paragraf - 1

Një avion i tipit “Boeing 737”, me të cilin po fluturonte skuadra e femrave të Arsenalit, është përfshirë nga flakët në pistë, pak momente para se të ngrihej në ajër.

Ngjarja ndodhi në aeroportin e qytetit gjerman të Braunschweig pasi një zog u fut në motor teksa avioni po lëvizte në pistë para ngritjes.

All - Paragraf - 3

Flakët nisën menjëherë në njërin nga motorët dhe vëmendja e pilotëve bëri që të mos ngriheshin nga pista, ndërsa të gjithë pasagjerët u evakuuan me shpejtësi dhe asnjë prej tyre nuk u lëndua.

Skuadra e femrave të Arsenalit po rikthehej në Londër pas ndeshjes së vlefshme për Champions League ndaj Wolfsburg-ut. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/23/momente-tmerri-ne-ajer-motori-i-avionit-shperthen-ne-flake/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos