I përfshirë në trafik armësh, arrestohet në Izrael deputeti

Nga A2 CNN
24 Prill 2023, 17:17 | Bota
I përfshirë në trafik armësh, arrestohet në Izrael

Një deputet jordanez është arrestuar nga autoritetet në Izrael teksa po përpiqej të fuste në mënyrë të paligjshme në territorin e Bregut Perëndimor një sasi armësh.

Lajmi u dha nga Ministria e Jashtme jordaneze e cila konfirmon se deputeti Imad al-Adëan u arrestua në kryqëzimin e urës Allenby.

Gjatë kontrollit në mjetin ku deputeti udhëtonte u gjetën 12 automatikë dhe 270 lloje të ndryshme armësh si dhe municione.

Aktualisht nuk ka shumë të dhëna për ngjarjen, ndërkohë që autoritetet izraelite janë treguar të rezervuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos