Një aksident i rëndë ajror është regjistruar pranë San Diegos në Shtetet e Bashkuara, ku një avion u përplas pranë një zone të banuar.
Avioni 10-vendësh u përplas me telat e energjisë në fillim, përpara se të binte në tokë, duke lënë pa energji dhe një zonë të madhe në San Diego.
Deri tani, nuk raportohet për të mbijetuar nga avioni, ndërkohë që autoritetet po hetojnë për shkaqet e aksidentit.
Banorët e zonës kanë dalë të trembur nga banesat e tyre dhe hodhën në rrjetet sociale foto nga vendngjarja.
Sipas ekspertëve të policisë, ishin kabllot e energjisë ato që e bënë avionin Learjet 35A të shpërthente në flakë. (A2 Televizion)