Publikohet fotoja e adoleshentit që donte të vriste Mbretëreshën

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 18:33 | Bota

Është publikuar për herë të parë fotoja e adoleshentit të arrestuar, i cili synonte të vriste Mbretëreshën Elizabet me hark dhe shtizë.

Jaswant Singh Chail kishte publikuar dhe një video, të siguruar nga gazeta “The Sun”, në të cilën shfaqej i maskuar, duke thënë se dëshiron “të vrasë Mbretëreshën”, në një mision “hakmarrjeje”.

https://a2news.com/2021/12/27/mbreteresha-do-te-vritej-per-krishtlindje-me-hark-dhe-shtize/

Pallati Buckingham ka refuzuar të komentojë incidentin. I dyshuari konsiderohet si një person me probleme mendore. Fillimisht, personeli i kështjellës dyshoi se bëhej fjalë për një person që kishte shkelur perimetrin e sigurisë. Por, më pas zbuluan armën dhe videon e adoleshentit.

Në ato momente, Mbretëresha Elizabet ishte brenda rezidencës së saj në Windsor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos