Avokati i grupit Alibeaj: Kërkesa e Berishës për regjistrim në KQZ me logon e PD, vepër penale

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 22:30 | Politikë
Avokati i grupit Alibeaj: Kërkesa e Berishës për regjistrim

Avokati i Partisë Demokratike që përfaqëson grupin Alibeaj, Rezart Kthupi, i ftuar në A2 CNN komenton situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

“Ne kemi thënë gjithmonë që do zbatonim vendimet e gjykatës, ku ka qenë qëndrimi i pjesës legjitime të Partisë Demokratike, ndërkohë që pala tjetër ka nxjerrë pseudo-argumente si ajo që një vendim i Gjykatës së Apelit nuk hyn në fuqi po bëre apel në një shkallë më të lartë. Një vendim i gjykatës së Apelit është i  vlefshëm, dhe një gjykim i shkallës së parë nuk mbetet në fuqi sepse çështja ka shkuar në rekurs, janë nocione bazë të së drejtës, ndërkohë që vendimi i Apelit hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi ai.  

Regjistrimin e palës të Berishës në KQZ ai e cilëson ashpërsisht. “Kërkesa është bërë me logon dhe vulën e PD nga një grup që nuk ka tagrin për ta bërë. Në kuptim të ligjit, kemi të bëjmë me një vepër penale të parashikuar nga ligji 190 i Kodit Penal, falsifikimi i vulave dhe stampave”.

Avokati shton se grupi i Berishës “ka çuar si provë në KQZ vendimin e zotit Zhukri, ndërkohë që një vendim për të marrë formë duhet të ketë vulën e gjykatës. Kështu po vejnë në vështirësi vetë zotin Celibashi, që duhet të bëj kallëzim penal në prokurori, e ka detyrim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos