Avokati i Trump infektohet me koronavirus

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2020, 22:28 | Bota
Avokati i Trump infektohet me koronavirus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump njoftoi përmes një postimi në Twitter se avokati i tij personal, Rudy Giuliani rezultoi pozitiv në testin për koronavirus.

“Rudy Giuliani, kryebashkiaku më i madh në historinë e Nju Jorkut, i cili ka punuar pa u lodhur për të nxjerrë në dritë zgjedhjet më të korruptuara të SHBA, u testua pozitiv me virusin kinez”, shkruan Trump duke rikthyer edhe njëherë termin për koronavirusin që shkaktoi shumë debat.

76-vjeçari Giuliani ende nuk ka reaguar rreth kë tij lajmi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos