Orbani i Rumanisë shpall fitoren në zgjedhje, por një sondazh nxjerr të kundërtën

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2020, 22:18 | Bota
Orbani i Rumanisë shpall fitoren në zgjedhje, por një sondazh

Kryeministri rumun Ludovic Orban shpalli fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës, në një proces që konsiderohet thelbësor për të ardhmen europiane të vendit.

Megjithatë, edhe pse asgjë deri në këto momente është zyrtare një exit-poll pas mbylljes së kutive e nxjerr Orban humbës me një diferencë shumë të vogël.

Konservatori Orban pritet të marrë nominimin për të formuar qeverinë me grupimin e vogël të qendrës USR-Plus nga presidenti Klaus Iohannis edhe nëse rezultatet përfundimtare e tregojnë atë pas rivalëve të PSD.

Orban nxitoi të shpallte fitore pas një sondazhi të kryer nga INSOMAR i cili i jepte atij një epërsi të ngushtë prej 32% kundrejt 28% të PSD-së.

Një tjetër sondazh nga Curs-Avantgarde vendosi PSD në 30.5% dhe PNL në 29.0%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos