Të gatshëm për çdo gjë! Trupat elitë britanike, amerikane dhe franceze tregojnë forcën

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2020, 21:26 | Bota

Parashutistë dhe helikopterë mbushën qiellin e Salisbury në Britaninë e Madhe në një nga stërvitjet më të mëdha ku morën pjesë trupa nga Britania, SHBA dhe Franca.

Manovra ushtarake kishte si qëllim simulimin e parashutizmit, uljeve të shpejta dhe operacionet sulmuese ajrore.

Të pranishëm në këtë “aksion” ishin 150 trupa nga regjimenti i dytë francez, si dhe 40 ushtarë amerikanë nga batalioni i Forcave Parashutiste 503.

Në një njoftim të ushtrisë britanike thuhet se kjo stërvitje i shërben njohjes së aftësive dhe taktikave të forcave aleate për të bashkëpunuar në operacionet e së ardhmes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos