Parashikimi i motit, e hëna sjell reshje dhe rënie temperaturash

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2018, 16:19 | Aktualitet
Parashikimi i motit, e hëna sjell reshje dhe rënie temperaturash

Java e ardhshme do të nisë me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës kur vranësirat fuqizohen në territor duke gjeneruar shira mesatare deri intensivë në jug dhe zonat qendrore por reshje të pakta në veri të vendit.

Pasditja dhe mbrëmja rikthejnë dëborën në zonat malore dhe me dendësi më të lartë në zonat juglindore.

Temperaturat nesër do të ulen me 2 – 3°C në mëngjes duke shënuar -3°C në vlerat minimale. Po ashtu, mesdita sjell një rënie të vlerave termike maksimale, duke arritur deri në 14°C.

Rajoni i Ballkanit mbetet me vranësira dhe reshje shiu dhe dëbore përgjatë brigjeve perëndimore, nga Bosnja deri në Greqi. Por pjesa më e madhe e gadishullit dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta.

Temperaturat në rajon ulen gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar minimumi -10°C në lindje të Serbisë dhe deri 15°C në Greqi dhe Turqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos