Babagjyshi sekret për fëmijët shqiptarë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2018, 20:01 | Kulturë
Babagjyshi sekret për fëmijët shqiptarë

Është koha e festave, dhuratave dhe dëshirave. Është momenti kur fëmijët shkruajnë letra për Babagjyshin e Vitit të Ri.

E në një kohë kur letrat, nuk dërgohen më me postë, por me internet projekti “Babagjyshi sekret” vjen me një mision ndryshe.

“Elfët”, disa të rinj në Shqipëri, që sot menaxhojnë projektin “Babagjyshi sekret”, i kanë lexuar ato, i kanë postuar në faqen me të njëjtin emër dhe presin që kushdo nga qytetarët të kthehet në një babagjysh.

“Ne i nxisim fëmijët që të shkruajnë një letër me dorë dhe në anën e pasme të vendosin disa të dhëna. Na duhet edhe numri i telefonit pasi nëse “Elfët” nuk arrijnë dot të gjejnë vendndodhjen, atëherë të lidhen me anë të telefonit. Magjia e projektit fillon pikërisht këtu pasi fëmijët ia dërgojnë letrën babagjyshit në Polin e Veriut”, tregon Uarda Koçi, koordinatore e projektit.

Qindra fëmijë presin të realizohet dëshira e tyre. E babagjyshi i tij mund të jetë kudo e kushdo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos