Një baba hero shpëtoi familjen e tij dhe qindra notarë të tjerë, pasi i nxori ata në kohë nga uji, kur teksa po filmonte me dronin e tij, pa një peshkaqen gjigant, që po u afrohej atyre në breg.
Elektricisti David Alphonoso ishte duke filmuar jetën e egër në zonën ku kishin shkuar për të pushuar dhe papritur vuri re bishën, ndërsa gruaja e tij Kirsty, 28 vjeç dhe djali i tyre dyvjeçar Sonny luanin buzë ujit.
Por, fatkeqësisht ai nuk ndodhej aty në atë moment, por arriti që nëpërmjet një video-call të marrë gruan e tij duke i thënë të dalë menjëherë nga uji së bashku me djalin dhe gjithë pushuesit e tjerë.
Davidi më pas përdori dronin e tij për të udhëhequr rojet e shpëtimit me një jetski deri te peshkaqeni, i cili rezultoi tejet i madh për t'u neutralizuar dhe për këtë u thirr një helikopter.
Menjëherë ekipet e sigurisë ngritën alarmin e kuq dhe u dha urdhri i mbylljes së menjëhershme të plazhit Meelup, në Australinë Perëndimore, për katër orë, deri sa rreziku nga peshkaqeni u konsiderua i kaluar. (A2 Televizion)




