Babai vendos rekord botëror, bëri 3200 pompa për një orë

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 09:39 | Lifestyle

Një 33-vjeçar australian hyri në librin e rekordeve Guinness pasi kreu më shumë se 3200 pompa në një orë.

Sipas llogarive, burri, baba i një djali të vogël realizoi 53 pompa çdo minutë, ose pothuajse një në sekondë.

Lucas Helmke e realizoi provën e vështirë në palestrën e tij në Brisbane, për të thyer rekordin e vendosur nga një tjetër australian vitin e kaluar.

Kontabilist me profesion, babai 33-vjeçar tha për librin e rekordeve Guinness se me këtë provë donte të frymëzonte djalin e tij, duke i treguar atij se "asgjë nuk është e pamundur".

Çdo pompë që ai realizoi duhej të ishte e përsosur për të përmbushur standardet e kërkuara për një rekord zyrtar botëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos