Ish-piloti i garave, David Coulthard është shfaqur me të dashurën e tij, modelen Sigrid Silversand këtë të diel në Londër.
52-vjeçari kishte veshur një xhaketë kaki dhe xhinse gjatë një shëtitjeje në Chelsea me bukuroshen suedeze, 27-vjeçare.
Në janar, Daily Mail zbuloi se David ishte ndarë nga gruaja e tij Karen Minier, 48 vjeç, pasi ai u fotografua pa unazën e martesës teksa puthej dhe përqafohej me Sigrid.
David, i cili fitoi 13 Grand Prix dhe tani është një komentator televiziv, u martua me prezantuesen belge televizive Karen në Monako në vitin 2013. Ata u takuan në vitin 2005 kur ajo po mbulonte Çmimin e Madh për kanalin televiziv francez, TF1. Djali i tyre, Dejtoni, lindi në vitin 2008. (A2 Televizion)






