Ervin Salianji mbërriti i vetëm në Gjykatën e Apelit Tiranë për seancën e parë të dosjes “Babalja”, por në sallën e gjyqit u fut me shokë. Një shpurë deputetësh të PD e ndoqën në sallë seancën ndaj kolegut të tyre Salianji, të dënuar me 1 vit burg nga Shkalla e Parë, që u ndërpre pa nisur për shkak të mungesës së një nga anëtarëve në pritje të një testi Covid. (A2 Televizion)
“Babalja” në apel, procesi nis me shtyrje. Salianji: I bindur që do të marr pafajësi
