
Francesco Bagnaia ka arritur fitoren e katërt radhazi në MotoGP, duke rihapur luftën për titullin kampion.
Piloti i Ducati fitoi garën e San Marinos dhe ngushtoi diferencën me kryesuesin Fabio Quartararo, i cili përfundoi këtë garë në vendin e pestë, në vetëm 30 pikë.
Italiani bëhet piloti i parë i Ducati në histori që fiton 4 gara radhazi.
Në vendin e dytë mbylli garën italiani tjetër Enea Bastianini (Ducati), ndërsa podiumin e plotësoi Maverick Vinales (Aprilia). (A2 Televizion)