Vajzat e volejbollit shqiptar, Tirana me ambicie maksimale, synon rikthimin e titullit në kryeqytet

Nga A2 CNN
30 Gusht 2022, 17:00 | Sporte të tjera
Vajzat e volejbollit shqiptar, Tirana me ambicie maksimale, synon rikthimin e

Tirana e volejbollit të vajzave vijon përgatitjet intensive për sezonin e ri. Vajzat bardheblu mbeten një nga skuadrat pretendente për fitimin e titullit kampion ndonëse edhe këtë sezon rivaliteti me Skënderbeun pritet të jetë i madh.

Trajnerja e skuadrës Amarilda Prenga në një intervistë për A2 CNN tregoi se forma fizike e vajzave është e mirë dhe pritshmëritë janë maksimale.

Edhe kapitenia e skuadrës Keisi Shira si dhe volejbollistja Xhenifer Pira treguan ambiciet bardheblu ndërsa premtojnë se titulli këtë sezon do të rikthehet në shtëpinë bardheblu.

Në fund kryeqytetaset bënë dhe një thirrje për tifozët bardheblu që këtë sezon të jenë ata lojtari i tyre i shtatë në parket.

Sezoni i ri në volejbollin shqiptar fillon në 15 shtator me ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos