Sporti i cricket vjen për herë të parë në Shqipëri 

Nga A2 CNN
2 Shtator 2022, 11:43 | Sporte të tjera
Sporti i cricket vjen për herë të parë në

Cricket është një sport i panjohur në Shqipëri, ndërsa në botë klasifikohet i dyti më i praktikuar. Kjo edhe për shkak se cilësohet si një lojë mbretërore dhe mbetet sporti kryesor në Britani, Indi apo Afrikën e Jugut.

Për herë të parë, edhe Shkqipëria mirëpriti një ndeshje cricket në sheshin “Skënderbej”. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, personalitete të njohura të sportit në vend luajtën në sheshin “Skënderbej” një ndeshje në lojën e cricket. Ekipi i dërguar nga Britania, vendi ku e ka origjinën ky sport, i mësoi fillimisht rregullat e lojës dhe më pas dy skuadrat zhvilluan një miqësore.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith, u shpreh se cricket mund të mos jetë shumë i njohur në Shqipëri, por në Britani luhet ashtu si edhe në botë: “Në sheshin “Skënderbej” sot do të prezantojmë sportin e cricket. Në fakt, do të jetë një javë kulture ku ne do të prezantojmë çdo element të kulturës britanike dhe mund t’i krahasojmë me kulturën tuaj. Sot do të fillojmë me cricket, një sport që e ka origjinën në Britani, që luhet nga të gjithë britanikët, por jo vetëm. Do të jetë një javë e bukur. Do të jemi nga Shkodra në Korçë, por tani me zor pres të fillojmë në Tiranë”.

Sporti i cricket i ka fillesat e tij në shekullin XVI, në Britani, ndërsa ndeshjet e para ndërkombëtare janë luajtur që nga viti 1844. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos