Bajraba: Të rinjtë i kemi ambiciozë, por shkollimi jo në përputhje me tregun. Prifti: Shkollimi nuk bëhet me planifikim

Nga A2 CNN
14 Korrik 2021, 22:49 | Ekonomi
Bajraba: Të rinjtë i kemi ambiciozë, por shkollimi jo në

Një nga arsyet pse rinia shqiptare sheh drejt vendeve të tjera, ndërkohë që në shumë sektorë ka vende bosh, për ekspertin për çështjet ekonomike dhe sociale Kosta Bajraba ka të bëj edhe me shkollimin jo të adresuar mirë me tregun e punës.

“Ne kemi një rini ambicioze dhe të shkolluar por këto faktorë nuk janë në përputhje me tregun. Shkollimi është shumë gjë e mirë, por ekonomia në vend këto vende pune ka, dhe nëse nuk i plotëson njeri këto vende pune do t’i marrin të huajt, siç i kanë marrë shqiptarët vendet e punës në shtetet perëndimore. Çfarë do të bëjnë mijëra juristë në Shqipëri?”, thotë ai në A2 Business.

Por pedagogu i Ekonomisë  Rezart Prifti e kundërshton këtë tezë. “Problemi është tregu apo që të rinjtë nuk janë shkolluar mirë? Dëgjoj shpesh edhe nga kolegë që duhet të studiohen ato lëndë që i përshtaten tregut, por shkollimi nuk mund të bëhet me planifikim, ka ikur ajo kohë. Unë them se problemin e ka keq arsimimi. Rinia jonë nuk është e shkolluar mirë, por  ka letrat e shkollimit, dhe këtu nuk e ka fajin rinia por sistemi që është ndërtuar i tillë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos