
Bekim Balaj është lojtar i ri i skuadrës së Bolusporit në Turqi.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë të re me skuadrën turke, e cila militon në kategorinë e dytë.
Shkodrani do të gjejë në ekip tre lojtarë të tjerë shqiptarë: Gentian Selmanin, Dejvi Bregun dhe Odise Roshin, ku me këtë të fundit, kanë luajtur së bashku për disa vite me fanellën e Ahmat Groznit, në Rusi. (A2 Televizion)