
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, është pranë nënshkrimit me skuadrën e Granada-s në La Liga.
Medias spanjolle raportojnë se hungarezët e Ferencvarosh kanë marrë një ofertë të parezistueshme dhe do ta lëshojnë lojtarin që në këtë merkato. Megjithatë, ende nuk është bërë zyrtare.
Për Uzunin kjo është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar karrierën në një nga kampionatet më të forta të botës.
Prej dy sezonesh, 26-vjeçari është pjesë e hungarezëve të Ferencvarosh me të cilët ka zhvilluar 42 ndeshje vetëm në kampionat, ku ka arritur të shënojë 19 gola. (A2 Televizion)