Tirana ka treguar ndaj Kukësit se është mbi rivalët e saj për titull këtë sezon. Nëse në Superiore është e vështirë të shënon shumë gola, Tirana e ka realizuar këtë, madje duke i shënuar 4 gola rivalëve të Kukësit në ndeshjen e kësaj të diele në “Air Albania”.
Bardheblutë dominuan takimin dhe rastet e tyre i konkretizuan me nga dy nga dy gola Redon Xhixha dhe Taulant Seferi.
Me këtë fitore, bardheblutë shkëputen në krye me 40 pikë, 9 më shumë se Laçi e Kukësi. (A2 Televizion)