Barcelona zyrtarizon përforcimin e radhës

Nga A2 CNN
29 Janar 2022, 22:06 | Futboll
Barcelona zyrtarizon përforcimin e radhës

Adama Traorè është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës.

Sulmuesi i krahut u largua nga Wolverhampton pas 4 sezonesh në Premier League dhe kthehet të veshë fanelën e katalanasve.

Adama ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Barçës, ndërsa ka luajtur disa ndeshje edhe me ekipin e parë në periudhën 2013-2015.

https://a2news.com/2022/01/26/nuk-rinovon-kontraten-kessie-ndan-rruget-me-milanin-akord-me-barcelonen/

Spanjolli do të prezantohet ditën e mërkurë, ndërkohë që Barça e ka huazuar sulmuesin 26-vjeçar deri në fund të sezonit.

Pas Ferran Torres, Barcelona përforcon vijën sulmuese, duke rritur shanset që këtë sezon të vështirë ta përfundojë të paktën në zonën Champions. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos