Balena “vallëzon” në mes të sërfistëve, ata nuk kuptojnë gjë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2019, 11:18 | Kapur në kamera

Pamjet janë magjike. Një grup sërfistësh po lundronin të qetë në ujërat e Kalifornisë, të pa vetëdijshëm për faktin se një krijesë 6 metroshe po i afrohej ngadalë.

Bëhet fjalë për një balenë gri, gjitari paqësor i oqeaneve. Balena duket teksa i afrohet personave me delikatesë, thuajse për mos t’ i trembur së tepërmi.

Pamjet u morën rastësisht pasi një 18- vjeçar i zonës po filmonte sërfistët me një dron.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos