Me rroba të zeza dhe duke mbajtur një maskë mbrojtëse, një balerin performoi në sheshet e shkretuara të Budapestit në Hungari. Nën ritmet e një melodie që pasqyron strukturën molekulare të koronavirusit, 21-vjeçari Zolt Vencel Kovaç performoi përreth 2 orë për të shënuar Ditën Botërore të Kërcimit. “Edhe statujat janë të vetmuara”, shprehet ai duke shpresuar që këto hapësira publike të mbushen sërish me njerëz. (A2 Televizion)
Balerini performon nën tingujt e “melodisë së virusit”
