Berisha: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë euro

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2026, 11:10 | Politikë

Berisha: Të ardhurat e Ramës në bankat offshore i kanë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së Kuvendit se "të ardhurat e Edi Ramës në bankat offshore i kanë tejkaluar 2 miliardë euro".

"Shqipëria është i vetmi vend në botë që të ardhurat për frymë shtohen, por varfëria rritet sepse të ardhurat për frymë të shtuara janë të falsifikuara. Pse janë fake? Për arsye se Fondi Monetar ka pjesëtuar produktin e përgjithshëm bruto me një numër shumë të vogël shqiptarësh, me 500 mijë shqiptarë më pak. Dhe kjo ka bërë që nga vjet gjer sivjet, të ardhurat të duken 1 mijë dollarë më shumë. Pse janë rritur të ardhurat? Të ardhurat janë rritur se dollari ka pësuar një zhvlerësim nga narkodollarët prej 35 përqind. Po pse janë varfëruar shqiptarët? Shqiptarët janë varfëruar se me të ardhurat e disponueshme, thotë EUROSTAT-i, ata duhet të shpenzojnë 108 përqind më shumë se sa evropianët. Ndërkohë që maqedonasit shpenzojnë për ushqime 68 përqind të asaj sa shpenzojnë qytetarët evropianë. Pra, siç e shihni edhe rritja në fatkeqësi, në varfëri dhe mjerim. Të ardhurat e shqiptarëve grabiten në mënyrën më të paskrupullt nga lukunia, nga organizata kriminale që quhet qeveri dhe Padrino i cili ka Gysët. Mos harroni një gjë, Ergys Agasë, Edi Rama ka në çdo sektor të prokurimeve dhe ekonomisë. Po. Ato që vidhte me Gysin tek AKSHI, ato i vjedh me Gysin e shëndetësisë, me Gysin e energjetikës, me Gysin e infrastrukturës. Pra, në të gjitha fushat ai ka Gysët e vet. Pra, të ardhurat e tij në bankat offshore, të cilat sipas OSBE në vitin 2014 ishin 200 milionë, sot kanë kaluar në të paktën minimumi 2 miliardë euro", tha Berisha, shkruan A2.

"Por unë zotohem para shqiptarëve se do gjenden. Fatmirësisht, gjurmët janë. Dhe ai prandaj ishte si i ngordhur. E patë se si i kishte rënë çehrja e meitit?", shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos