Trafikoi 485 kg kokainë nga Amerika Latine, GJKKO lë në burg Kevin Margjonin

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2026, 11:15 | Kronikë

Trafikoi 485 kg kokainë nga Amerika Latine, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë "arrest në burg" ndaj Kevin Margjonit, i ekstraduar pak ditë më parë nga Spanja.

Margjoni akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal që trafikoi 485 kg kokainë nga Amerika Latine në Frakull të Fierit, të tretur në një ngarkesë plehu artificial.

Policia e Shtetit njoftoi një ditë më parë ekstradimin nga Spanja të bashkëfinancuesit dhe negociatorit të trafikimit të 485 kg kokainë, të sekuestruara në vitin 2022, në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos