Baletmaestri Ilir Kerni dekorohet nga presidenti Meta si ''Nder i Kombit''

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 13:10 | Aktualitet

Baletmaestri Ilir Kerni është dekoruar me çmimin nder i kombit. Artisti që prej gati 40 vitesh i ka dhënë kulturës shqiptare shumë si balerin fillimisht, e më pas me koreografitë e krijuara.

Në tetor të vitit 2019, Ilir Kerni u emërua drejtor baleti i Teatrit Kombëtar Kroat, në Split, duke u bërë kështu artisti i parë shqiptar, të cilit i besohet një post drejtues në një teatër kombëtar prestigjioz jashtë vendit.

Të pranishëm në ceremoni presidenti Ilir Meta dhe protagonistë të skenë artistike

Nga sot, baletmaestri Kerni nuk është vetëm një ambasador nderi i kulturës shqiptare, por nder i kombit. Ceremonia mori jetë në ambientet e jashtme të presidencës, ku edhe u shfaq një dokumentar për artistin dhe kontributin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos