Inaugurimi i Teatrit të Operës dhe Baletit ngjit në skenë Placido Domingon, Ermonela Jahon e Ramë Lahajn

Nga A2 CNN
15 Shtator 2021, 12:37 | Aktualitet
Inaugurimi i Teatrit të Operës dhe Baletit ngjit në skenë

Artisti ndërkombëtar, Placido Domingo, do të ngjitet në skenën e re të Teatrit të Operës dhe Baletit, së bashku me dy nga artistët më në zë të muzikës klasike, shqiptarët Ermonela Jaho e Ramë Lahaj që aktualisht po duartrokiten ndërkombëtarisht.

Domingo, Jaho e Lahaj do të interpretojnë në festën e këtij institucioni që tanimë i gëzon artistët me një shtëpi artistike të rikonstruktuar.

Koncerti gala këtë herë për shkak të pandemisë nuk mund të jetë për gjithë publikun e gjerë, por vetëm për disa nga ata që kanë ftesa për ta ndjekur këtë festë të institucionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos