Balla: Basha një huligan, nuk është rastësi që ka protesta në Tiranë, Podgoricë dhe Beograd

Nga A2 CNN
28 Mars 2019, 12:47 | Politikë
Balla: Basha një huligan, nuk është rastësi që ka

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi protestën e opozitës, duke thënë se një grup politikanësh të korruptuar në hyrje të parlamentit vijojnë punën e tyre intensive për bllokimin e rrugës evropiane të Shqipërisë në bashkëpunim edhe me elementë kriminalë sulmojnë punonjësit e policisë së shtetit.

“Nuk është e rastësishme që në 16 shkurt të organizohej protestë edhe në Tiranë edhe në Podgoricë edhe në Beograd”, tha Balla. “Lulzim Basha është një huligan që merr guximin të godasë punonjësit e Policisë së Shtetit. Kushdo që godet punonjësit e policinë, autoritetet e zgjedhura me votë legjitime, qoftë Parlamenti apo çdo institucion tjetër të jeni të sigurt që do të marrë ndëshkimin që i takon”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos