Balla: Raporti i OSBE/ODIHR, më i miri në 30 vitet e fundit

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 21:48 | Politikë
Balla: Raporti i OSBE/ODIHR, më i miri në 30 vitet e fundit

Pas liderit demokrat Lulzim Basha, një reagim për raportin final të OSBE/ODIHR ka ardhur edhe nga mazhoranca.

Sipas kreu të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,  raporti mund të cilësohet si “ më i miri për zgjedhjet në këto 30 vite” të demokracisë shqiptare, duke certifikuar sipas tij se zgjedhjet ishin demokratike dhe respektuan lirinë e zgjedhësve.

https://www.facebook.com/b.taulant/posts/4266138480098387

“Kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit”, shtoi balla në postimin e tij duke përgëzuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vlerësimin që sipas tij ka marrë në raportin e ndërkombëtarëve.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/26/basha-per-raportin-e-osbe-odihr-konfirmon-se-u-tjetersua-vullneti-i-shqiptareve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos