
Emërimi i sotëm nga Presidenti Ilir Meta i gjyqtarit Artur Kalaja në Gjykatën e Lartë u komentua me tone pozitive edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Ambasadorja e cilësoi emërimin si “një hap i rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi: gjyqtari i 8-të është emëruar në Gjykatën e Lartë, dhe i 9-ti do të ndjekë së shpejti. Sapo i 10-ti të emërohet, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të emëruar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në postimin zyrtar të ambasadës, që falënderon Këshillin e Lartë në Drejtësi dhe Presidencën që e bënë të mundur.
Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 8 (tetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor. (A2 Televizion)