
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, gjatë vizitës në Shkup u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Gjatë takimit, Balla dhe Pendarovski ndanë vlerësimin e përbashkët se Shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në zgjerimin e hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet.
“Gjatë vizitës në Shkup u prita në një takim nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, SHTZ Stevo Pendarovski. Ndamë me presidentin vlerësimin e përbashkët se shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në zgjerimin e hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet etj”, shkruan Balla. (A2 Televizion)