Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do të nisin qarkullimin

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 15:54 | Aktualitet

Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban njoftojnë shërbimi i transportit publik në të gjithë vendin, ditën e enjte, më 26 nëntor 2026, do të nisë nga ora 08:00.

Në një kërkesë drejtuar mediave, dy shoqatat bëjnë të ditur se vendimi vjen në shenjë proteste ndaj rritjes së propozuar të normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, përmes Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetit 2027.

Sipas tyre, kjo rritje do të sjellë shtrenjtimin e biletave dhe një barrë shtesë financiare për qytetarët.

Shoqatat theksojnë se qëllimi i tyre është shmangia e rritjes së çmimit të biletës dhe transferimit të kostove shtesë te qytetarët. Ato kërkojnë mirëkuptimin e pasagjerëve dhe u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin në konsideratë kërkesat e tyre.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos