Siguria ushqimore, kryeinspektori: Me dorë të hekurt ndaj abuzuesve

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2026, 16:02 | Aktualitet

Kryeinspektori Dashnor Sula ka apeluar nga Shkodra se inspekotriatet në përgjithësi dhe ai ushqimori në veçanti do të kenë zero toleranca ndaj abuzuesve qofshi këta subjekte apo inspektore.

Përveç shkarkimeve, çështjet do të ndiqen deri në ndjekje penale sipas kryeinspektorit. Ai paralajmëroi gjithashtu edhe modernizimin dhe transparencë të kontrolleve.

“Në përmbushje të funksionit të tyre, këto inspektoriate do tw duhet të jenë shumë korrekte në zbatimin e ligjit dhe në respektimin të gjithë të drejtave të subjekteve në aktivitetin e tyre ekonomik, por edhe të qytetarëve të qarkut të Shkodrës. Ju garantoj të gjithë qytetarët e Shkodrës që unë si inspektor i përgjithshëm dhe trupa e inspektimit do të bëjë maksimumin. Nuk është kjo politikë që po e them, por po ju garantoj që toleranca duhet të jetë zero. Ka individë, inspektorë të cilët abuzojnë dhe të cilët e shkelin ligjin, por kjo nuk do kjo nuk do të na stepw që ne mos luftojmë. Kjo është një luftë, nuk është një betejë dhe po ju garantoj të gjithë qytetarët e Shkodrës, që inspektori i përgjithshëm do të jetë me dorë të hekurt për çdo abuzues, qoftë inspektor qoftë subjekt dhe ju garantoj përsëri që subjektet, të cilët jo vetëm do kenë masa për bllokimin, sekuestrimin, por do shkojnë dhe për ndjekje penale. Çdo inspektor, pra çdo subjekt kryen krim të rëndë në abuzimin në sigurinë ushqimore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos