
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili është edhe drejtues politik i PS-së për qaKreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, njëherësh i deleguar politik i Kryesisë së PS për qarkun e Fierit, deklaroi nga Spitali i Lushnjës, ku ndodheshin dy të plagosurit, se sulmi ndaj kryebashkiakut të Divjakës dhe shoferit të tij, është produkt i ndasisë dhe përçarjes që mbillet çdo ditë.
Sipas Ballës, Kokoneshi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po kështu edhe shoferi i tij, Gazmir Bullari.
Plagosja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, kur autori Orges Xhelili qëlloi me thikë kryebashkiakun dhe shoferin e tij. Ai më pas u kap nga Policia. (A2 Televizion)