
Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një njoftim për qytetarët e saj në lidhje me protestën e planifikuar nga opozita që pritet të mbahet ditën e shtunë, duke filluar nga ora 16:00.
Selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara këshillon qytetarët që të shmangin këtë tubim, ku situata mund të ndryshojë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshëm.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane
“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.
Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. Qytetarëve amerikanë u kërkohet të shmangin këtë ngjarje. Monitoroni mediat lokale për përditësime”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.
Më 12 nëntor organizohet protesta e thirrur nga Sali Berisha kundër qeverisë, pjesë e së cilës do të jetë edhe Partia e Lirisë. (A2 Televizion)