“Ballkani i hapur ka vdekur”, Shehu: Shpenzim i panevojshëm, të fokusohemi te nismat europiane

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 19:35 | Politikë
“Ballkani i hapur ka vdekur”, Shehu: Shpenzim i panevojshëm,

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, u shpreh kundër shpenzimeve financiare për Ballkanin e Hapur, duke e cilësuar atë si një nismë të vdekur.

Gjatë diskutimeve për buxhetin në Komisionin e Jashtëm, Shehu kërkoi që burimet financiare të shkojnë në mbeshtetje të nismave euopiane.

“Nëse keni vendosur të shpenzoni nga buxheti për Ballkanin e Hapur, unë ju them që ajo nismë ka vdekur. Ishin 3, u bënë 2. Vota e popullit maqedonas e tregoi këtë gjë. Pra, le të fokusohemi te Procesi i Berlinit, mos të krijojmë alternativa të tjera me kosto politike dhe financiare. Ne duhet të besojmë te alternativat europiane”, theksoi Shehu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos