
Partia Socialiste paraqiti kërkesën për të përfshirë në hetimin parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit edhe strukturën e PD-së për mbrojtjen e votës e cila u bë e njohur për publikun pas ngjarjes së rëndë në Elbasan ku mbeti i vrarë një aktivist i PS-së.
Kërkesa e socialistëve u miratua nga komisioni, ndërsa demokratët i rezervuan vetes të drejtën për të përfshirë në hetim edhe zyrtarë politikë të PS-së.
Pjesë e hetimit parlamentar do të jetë edhe struktura për Mbrojtjen e Votës e ngritur nga Partia Demokratike gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, e cila la pas një të vdekur në Elbasan. Në mbledhjen e komisionit hetimor, socialistët paraqitën një listë me pyetje për Lulzim Bashën dhe Policinë e Shtetit ku në fokus kishin këtë strukturë.
Cila ka qenë lista e anëtarësisë për çdo qartë. Si është normuar veprimtaria e tyre dhe secilit anëtar të strukturës së mbrojtjes së votës. Gjatë hetimeve që ka kryer Policia e Shtetit ka rezultuar se kanë qenë përfshirë në ngjarje persona të armatosur? Nëse po në sa nga këto ngjarje ka qenë e përfshirë struktura e mbrojtjes së votës?
Toni Gogu, PS
Kërkesës së PS-së, demokratët iu drejtuan me të njëjtën monedhë.
Jo çdo budallallëku duhet t’i japim solemnitet të madh. Ashtu siç edhe veprimtaria e komisioneve normohet dhe thuhet se kontrolli do të jetë i administratës publike dhe pushtetit vendor. Nëse do të hapim me të drejtë kërkesat për informacion, edhe në partitë politike edhe ne do të kemi kërkesat tona drejtuar partive politike
Ervin Salianji, PD
Gjatë seancës u miratuan edhe pesë ekspert, dy të PD-në dy për PS-së dhe një për LSI-së, forcë e cila kërkohet të hetojë në mënyrë të pavarur nga demokratët.
(A2 Televizion)