All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Ballkani i Hapur, nismë ruse?! Rama: Lavrov, peshkaqen i nivelit të lartë, peshqit ranë në rrjetën e sarkazmës së tij

Nga A2 CNN
8 Qershor 2022, 16:10 | Politikë
Ballkani i Hapur, nismë ruse?! Rama: Lavrov, peshkaqen i nivelit të
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama tha se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk e mbështet nismën e Ballkanit të Hapur, pavarësisht deklaratës së tij disa ditë më parë se vendet perëndimore urdhëruan bllokimin e udhëtimit të tij në Beograd, për të mos lejuar që ai të mbështeste këtë nismë.

“Bëhet fjalë për një peshkaqen të nivelit shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore, i cili është i mirënjohur për sarkazmat e tij dhe shumë peshq kanë rënë në rrjedhën e trukeve të tij. Sepse nëse ai do të ishte mbështetës i Ballkanit të Hapur, do të ishte këtu. Ai do të ishte ai mbështetës dhe Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja që nuk e duan Ballkanin e Hapur janë këtu. Këtë e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të Mbyllur. Ballkani i Hapur është për njerëzit”, tha Rama.

All - Paragraf - 3

“Jam krenar me politikën që bën Serbia, nuk kam turp nga marrëdhëniet që kemi me Federatën Ruse. Por askush tjetër nuk ishte përveç nesh në përgatitjen e idesë së Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiç. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/06/ballkani-i-hapur-nisme-serbe-lavrov-be-nuk-donte-qe-ta-perkrahja/
https://a2news.com/2022/06/08/ballkani-i-hapur-projekt-i-rusise-njesoj-si-te-thuash-qe-bashkimi-evropian-eshte-jugosllavia-e-re/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos