Ballkani i Hapur, Osmani: Tërhiqemi nga nisma, nëse dëmtohet Kosova

Nga A2 CNN
16 Tetor 2022, 14:14 | Ballkani
Ballkani i Hapur, Osmani: Tërhiqemi nga nisma, nëse dëmtohet

Nëse ndonjë shtet i rajonit do të dëmtohej nga nisma Ballkani i Hapur, Maqedonia e Veriut nuk do të jetë më pjesë e saj. Këtë e tha ministri i punëve të jashtme në Shkup, Bujar Osmani. Sipas tij iniciativa synon thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, por nuk do të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”.

Këto komente Osmani i bëri në një aktivitet me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, me rastin e 13 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Ne, si Maqedoni Veriut nuk do të lejojmë që ndonjë shtet tjetër të dëmtohet nga nisma e Ballkanit të Hapur. Nëse dikush do të dëmtohet, mendoj këtu edhe për Kosovën, atëherë ne nuk do të marrim pjesë në këtë nismë” ishin fjalët e Osmanit.

Ballkani i Hapur është vazhdimësi e Mini-Shengenit ballkanik, e prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos