
Në interpelancën e thirrur nga deputeti Tritan Shehu për Ballkanin e Hapur, kryeministri Rama u shpreh se kjo nismë nuk është zëvendësim i procesit të Berlinit apo të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Ballkani i Hapur është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit apo për të përshpejtuar integrimin. Dua t’iu informoj se ne jemi të parët që kemi nisur me marrëveshjet kuadër për të jetësuar procesin e Berlinit. Faktikisht, në kuadër të atij procesi, kemi dy marrëveshje të nënshkruara më parë me Kosovën dhe Malin e Zi, por edhe me Maqedoninë e Veriut.
Ne jetojmë në një gjeografi që nuk e kemi zgjedhur dhe në këtë hapësirë jemi në kushtet ku duhet të stimulojmë prodhimin, eksportet, ndërveprimet. Ndërkohë, këta stimuj kanë të bëjnë me një treg të fragmentarizuar”.
Më tej, Rama tha se kjo nismë do të krijojë lehtësi për rreth 500 kompani shqiptare. (A2 Televizion)