Ballkani kualifikim drithërues, “fiket” Shkëndija

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 23:15 | Futboll
Ballkani kualifikim drithërues, “fiket” Shkëndija

Trajneri Ilir Daja bën mrekullinë. Ballkani i tij siguron derbin shqiptar me Shkupin për t’u futur në grupet e Conference League, diçka që do të ishte një risi për një ekip kosovar.

Edhe pse u mundën gjatë 90 minutave ndaj kampionëve të Ishujve Faroer me rezultatin 2-1, kosovarët shkuan deri në lotarinë e penalltive, aty ku u treguan të ftohtë.

Ishte ekipi i shtëpisë që kaloi në avantazh, ndërkohë që ekipi nga Suhareka barazoi në minutën 83 me Krasniqin. Kur kualifikimi dukej i sigurt, ishte Da Silva që kalonte në epërsi ekipin e Klasvik, duke barazuar rezultatin e ndeshjes se pare, e përfunduar 3-2 për Ballkanin. Por penalltitë panë triumfin e Ballkanit, që arrin një rezultat historik.

Penalltitë ndërkohë nuk i shërbyen tetovarëve të Shkëndijës, që munguan një kualifikim prestigjioz ndaj suedezëve të AIK Stockholm.

Barazimi 1-1 ne Suedi bënte të shpresoje për një kualifikim të mundshëm, por tetovarë përsëritën të njëjtin rezultat edh enë Maqedoninë e Veriut.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, me Ferhan Hasanin që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, së fituar nga Shala. Goli i suedezëve në pjesën e dytë ishte një gabim i portierit Ayari në minutën 56, që peshoi shumë në rezultatin final. Shkëndija rezistoi për 120 minuta, por sikur nuk u paraqit për penalltitë, me  Dita, Doriev dhe vetë Hasani që nuk mundën të shënonin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos