Milan, Inter apo Juve? Algoritmi zbulon klasifikimin përfundimtar pa nisur Seria A

Nga A2 CNN
11 Gusht 2022, 21:51 | Futboll
Milan, Inter apo Juve? Algoritmi zbulon klasifikimin përfundimtar pa nisur

Seria A nuk ka nisur akoma, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë parashikuar se si do të jetë renditja përfundimtare e kampionatit italian.

Duke përdorur algoritmin Soccer Power Index (SPI), është dalë në përfundimin se Inter do të fitojë titullin, në vend të dytë Milan e më pas Napoli dhe Atalanta.

Shumë më larg, në vendin e shtatë, do të renditet Juventusi, sipas këtij algoritmi.

Inter do ta fitojë kampionatin me 78 pikë, 7 më shumë sesa Milani, 10 më shumë sesa Napoli dhe 13 më shumë sesa Atalanta.

Ndërkohë, ekipet që do të bien nga kategoria janë Cremonese, Spezia dhe Salernitana. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos