Ballkaniada e volejbollit, Shqipëria ndalet në gjysmëfinale, shanse për medalje

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 17:42 | Sporte të tjera
Ballkaniada e volejbollit, Shqipëria ndalet në gjysmëfinale,

Ka përfunduar në fazën gjysmëfinale rrugëtimi i përfaqësueses së moshave në kampionatin ballkanik të volejbollit që këtë vit u zhvillua në vendin tonë.

 Kuqezinjtë e Arben Sakos u mundën 3 me 1 me sete nga kombëtarja e Malit të Zi duke i dhënë fund ëndrrës për të prekur finalen.

https://a2news.com/2019/06/27/ballkaniada-e-volejbollit-shqiperia-per-bileten-e-finales-perballe-malit-te-zi/

 Megjithatë, kombëtarja del me kokën lart nga ky turne pas paraqitjes së jashtëzakonshme në grupe ku arriti të mund çdo kundërshtar.

 Shqipëria do të ketë mundësinë të garojë për medalje teksa sot do të përballet me Serbinë për vendin e tretë dhe të katërt. Ndërsa për trofeun ballkanik do të duelojnë përfaqësuesja Malazeze dhe ajo e Greqisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos