
Një ditë të rëndësishme për vendin, e ka cilësuar zv.kryeministrja Belinda Balluku, ditën e zgjedhjeve lokale në vend. Në një deklaratë për mediat pas votimit, ajo tha se në këto zgjedhje do të kemi një nga pjesëmarrjet më të mëdha. Pas hedhjes së votës, Balluku njoftoi se do të niset në Klos, Bulqizë, Mat dhe Dibër.
“Ditë e rëndësishme për vendin tonë, ku sovrani zgjedh drejtuesit vendorë, ka rëndësi për qytetarët se kush janë ata që drejtojnë bashkitë, se puna e tyre mund të ndryshojë jetën e familjeve dhe fëmijëve. Është e rëndësishme që të kemi një proces të vazhdueshëm dhe të pandërprerë dhe një proces të qetë e legjitim, ashtu siç Shqipëria e meriton. Incidente sporadike më shumë të nxitura që i kanë përgënjeshtruar policia e prokuroria, duke bërë të jenë manipulime. Por situata është e qetë. Do të kemi një nga pjesëmarrjet më të mëdha, kam parë njerëz të kthyer nga emigracioni. Do të arrij për 35 minuta në Klos për 50 minuta në Mat dhe 40 në Bulqizë e më pas në Dibër.” (A2 Televizion)